Interi i sigurt, triumfon ndaj Beneventos

Inter dhe Benevento janë ndeshur në kuadër të xhiros së 20-të të Serie A.

Sport

30/01/2021 22:40

‘Nerazzurrët’ e filluan ndeshjen fuqishëm dhe nuk lanë hapësira për befasi nga kundërshtari, transmeton lajmi.net.

Futbollisti i Beneventos, Importa, shënoi auto-gol në minutën (7’), për ti dhënë vendasve avantazhin në ‘Giuseppe Meazza’.

Pjesa e parë përfundoi me avantazhin minimal të Inter.

Në pjesën e dytë, ‘Nerazzurrët’ ishin tejet efektivë.

Në minutën e (57’), Lautaro Martinez dyfishoi epërsinë me golin e tij, pas argjentinasit, radha që rrjetën e Beneventos ta shkund, e kishte Romelu Lukaku për herën e tretë në minutën (67’).

Goditjen përfundimtare e dha Lukaku, i cili shënoi golin e dytë personal në këtë ndeshje, begu realizoi në minutën (78’).

Rezultati përfundimtar Inter 4-0 Benevento. Tani, ‘Nerazzurrët’ mbajnë pozitën e dytë në Serie A dhe kanë gjithsej 44 pikë, dy më pak se Milani, i cili është lider./Lajmi.net/