Nuk do të bëhet shkëmbimi Dzeko – Sanchez, kjo është arsyeja!

Edin Dzeko dhe Alexis Sanchez do të mbeten në klubet e tyre, të paktën deri tani, pasi u mësua se marrëveshja në mes Interit dhe Romës ka dështuar.

Sport

29/01/2021 16:31

Edin Dzeko është shpallur “persona non grata” nga trajneri, Paulo Fonseca, pasi plasi një zënkë në mes të tyre, transmeton lajmi.net.

Ndërsa, Sanchez, dëshiron vetëm të ketë minuta nën “bagazhin” e tij, që të jetë i gatshëm me Kombëtaren kiliane. Një shkëmbim Dzeko-Sanchez, u proklamua nga mediat italiane ditët e fundit, por sipas “GazzettadelloSport”, marrëveshja ka dështuar.

Arsyet thuhet të jenë ekonomike, pasi Inter po përballet me borxhe të ndryshme dhe kërkesa e rrogës së lojtarëve është e lartë.

Edhe Antonio Conte u shpreh se nuk ka kërkuar asgjë, duke aluduar për Dzekon, gjë që i mbylli dyert e ardhjes së boshnjakut në “Giuseppe Meazza”.

“Nuk kam kërkuar asgjë, situata financiare nuk na lejon këtë merkato të bëjmë diçka”, përfundoi Antonio Conte./Lajmi.net/