ZYRTARE: Arrihet marrëveshja mes Juventusit dhe Genoa

Juventus ka konfirmuar që klubi ka rënë dakord për një marrëveshje për të nënshkruar Nicolo Rovella nga Genoa.

Sport

29/01/2021 09:02

Megjithatë, klubet kanë rënë dakord që Rovella të mbetet te Genoa për pjesën e mbetur të sezonit si huazim, shkruan lajmi.net.

18 vjeçari tashmë ka bërë 11 paraqitje në Serie A, dy sezonin e kaluar dhe nëntë në këtë sezon.

Si pjesë e marrëveshjes, mesfushori 21 vjeçar Manolo Portanova dhe sulmuesi 19 vjeçar Elia Petrelli do të transferohen në Genoa përfundimisht./Lajmi.net/