Interi vazhdon negociatat me Lautaron për rinovimin e kontratës

Interi dhe reprezentuesit e Lautaro Martinez janë takuar edhe sot (e enjte) që të vazhdojnë negociatat për rinovimin e kontratës.

Sport

28/01/2021 18:19

Takimi i fundit ishte pozitiv për të dy palët dhe argjentinasi thuhet se është i hapur që të mbetet në “San Siro”, transmeton lajmi.net.

Jo vetëm kaq, Martinez gjithashtu ka pranuar t’i zbres kërkesat për pagë vetëm që të rinovojë kontratën deri në vitin 2024 me opsion edhe për një vit tjetër.

Dy palët janë duke punuar që të mbyllin edhe detajet përfundimtare të marrëveshjes.

Sipas Calciomercato, gjuha e përbashkët është gjetur dhe është vetëm çështje kohe derisa gjithçka të finalizohet.

Ndërkohë, kujtojmë se verën e kaluar Martinez ishte pranë kalimit te Barcelona, por shkaku i gjendjes financiare te klubit spanjoll, marrëveshja nuk u arrit./Lajmi.net/