Hoxhaj: Do t’i legalizojmë të gjitha ndërtimet që nuk e prekin interesin publik
Kryetari i PDK-së, njëherësh kandidat për kryeministër nga kjo parti, Enver Hoxhaj ka thënë se në qeverisjen e tij do të legalizohen të gjitha ndërtimet ilegale që nuk e prekin pronën publike apo interesin publik.
Lajme
Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj ka shkruar se në Kosovë janë në pritje të legalizimit rreth 400 mijë ndërtime ilegale, shtëpi, banesa e lokale afariste.
“Vlera e tyre sillet në rreth 10 miliardë euro dhe përfshinë mbi 350 mijë familje. Ky kapital ka mbetur i bllokuar, sepse në mungesë të fletave poseduese, pronarët e këtyre ndërtimeve as si hipotekë për kredi nuk po mund t’i përdorin ato.”, ka shkruar Hoxhaj.
Ja postimi i plotë i tij:
Janë rreth 400 mijë ndërtime ilegale, shtëpi, banesa e lokale afariste, që janë në pritje të legalizimit në Kosovë. Vlera e tyre sillet në rreth 10 miliardë euro dhe përfshinë mbi 350 mijë familje. Ky kapital ka mbetur i bllokuar, sepse në mungesë të fletave poseduese, pronarët e këtyre ndërtimeve as si hipotekë për kredi nuk po mund t’i përdorin ato. Ne do t’i legalizojmë të gjitha ndërtimet ilegale që nuk e prekin pronën publike apo interesin publik, duke e zhbllokuar kështu këtë kapital për t’i dhënë hov rimëkëmbjes së ekonomisë sonë.
#Rimëkëmbjeekonomike #legalizimindërtimeve