Juventus një ‘hap’ larg gjysëmfinales, ky është rezultati i pjesës së parë ndaj SPALIT

Juventus është duke fituar pjesën e parë ndaj SPALIT me rezultat 2-0.

Sport

27/01/2021 21:34

Kjo ndeshje është e vlefshme për çerekfinale të Coppa Italia dhe fituesi do të kalojë në gjysëmfinale, shkruan lajmi.net.

Alvaro Morata ishte lojtari i ri që hapi serinë e golave, duke shënuar nga penalltia në minutën e 16-të.

Gianluca Frabotta 33’ shënoi golin e dytë për t’i dhënë qetësi ekipit të Andrea Pirlos përpara pushimit të pjesës së parë.

Fituesi i kësaj ndeshje do të përballet me Interin në gjysëmfinale./Lajmi.net/