Lampard ishte i gatshëm të shiste pesë yjet e ekipit të parë për të financuar transferimin e Rice

Trajneri Frank Lampard u lirua nga detyra e kryetrajnerit te Chelseas pas përformancave të dobëta.

Sport

27/01/2021 11:40

Me largimin e tij, Chelsea ka hequr interesim për mesfushorin e West Hamit, Declan Rice, transmeton lajmi.net.

Lampard e kishte prioritet transferimin e Rice dhe për ta financuar ishte i gatshëm të shiste plotë pesë lojtarët.

Sipas Telegraph, tekniku anglez synonte shitjen e Jorginhos, Mateo Kovacicit, Antonio Rudigerit, Marcos Alonsos dhe Kepa Arrizabalagas.

Me shitjen e tyre, skuadra londineze do kishte para të mjaftueshme për të transferuar Rice, që kushton 85 milionë euro.

Mirëpo, me largimin e Lampardit, tani do vendos Thomas Tucheli nëse do bëjë ndonjë përforcim në mesfushë./Lajmi.net/