Chelsea heq dorë nga lojtari që e kërkonte me ngulm Lampardi

Chelsea ka hequr dorë nga transferimi i mesfushorit te West Hamit, Declan Rice, pas shkarkimit të Frank Lampardit.

Sport

27/01/2021 10:20

Lampard e bëri prioritet transferimin e Rice në verë, por “Blutë” nuk ia dolën të paguajnë vlerën e kërkuar prej 80 milionë euro, transmeton lajmi.net.

Anglezi ishte i lidhur me klubin londinez që disa muaj, por Chelsea nuk bëri asnjë ofertë zyrtare.

Sipas Telegraph, tani Chelsea nuk është më i interesuar për transferimin e Rice pas shkarkimit të Lampardit.

Kjo nuk është e gjitha, klubi nuk do bëjë asnjë transferim në mesfushë, në rast që nuk kërkohet nga trajneri i ri Thomas Tuchel.

Rice vazhdon me super paraqitjet për West Hamin, derisa pëlqehet edhe nga dy klubet e tjera të mëdha, si Liverpool dhe Manchester United./Lajmi.net/