Gjykata Supreme dhe Policia e Kosovës zotohen për bashkërendim aktivitetesh në funksion të sundimit të ligjit

Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci bashkë me gjyqtarët Agim Maliqi e Albert Zogaj, kanë pritur sot në një takim njoftues, drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmetin.

Lajme

26/01/2021 16:44

Bashkëbiseduesit ranë dakord që të bashkërendojnë aktivitetet kur është në pyetje zbatimi unik i ligjit dhe të rrisin bashkëpunimin në situatat ligjore kur ka paqartësi lidhur me veprimet e policisë së Kosovës.

Duke i uruar për detyrën e re, kryetari Peci, diskutoi drejtorin e në çështjen juridike të apelit të organizatës joqeveritare “GERMIN”, të paraqitur kundër vendimit nr. 42-2021 të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke vendosur sipas ankesës të organizatës Joqeveritare “GERMIN”, të paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa Anr.1/2021, në seancën e kolegjit të mbajtur me datë 18.01.2021, hodhi poshtë si të palejuar ankesën e “GERMIN”. /Lajmi.net/