Muller dëshiron që Boateng të qëndrojë tek Bayerni
Sulmuesi i Bayern Munchen, Thomas Muller, ka shprehur dëshirën e tij që mbrojtësi, Jerome Boateng të qëndrojë tek "Bavarezët" edhe për një kohë.
Sport
Thomas Muller ka deklaruar se do kishte dëshirë të shihte Jerome Boateng të qëndrojë në “Allanz Arena” edhe më gjatë, transmeton lajmi.net.
Boateng ka kontratë deri në verë, dhe sipas mediave gjermane, ai pritet të largohet nga “Bavarezët” si lojtar i lirë, por tani, Muller është shrehur se ka dëshirë që mbrojtësi të qëndrojë në mënyrë që “ta mbrojë” atë edhe për më shumë kohë.
31 vjeçari deklaroi për “Sport Buzzer”, ku komentoi situatën aktuale të Boatengut.
“Ai aktualisht është me ne. Ai ende ka një kontratë deri në verë. Me një nënshkrim në letrën e duhur, kjo do të bëhej një hap edhe për të ardhmen. Jerome ka qenë pranë meje për për një kohë të gjatë dhe nuk do të ishte keq nëse ai do të kujdeseej edhe pak më shumë për mua”, tha Muller.
Edhe Drejtori sportiv i Bayern, Hasan Salihamidzic, kishte komentuar në situatën e Boateng.
“Të gjithë e dimë që Jerome ka një kontratë deri më 30 qershor 2021 dhe ne do të flasim me Jerome dhe menaxhmentin e tij në kur të jetë koha e duhur dhe do të marrim një vendim të drejtë për të gjithë”, tha Salihamidzic./Lajmi.net/