Roma dëshiron sulmuesin e Realit në shkëmbim me Dzekon

Edin Dzeko si duket i ka ditët e numruara në Romë, e gjitha kjo filloi pas një zënke me trajnerin, Paulo Fonseca.

Sport

25/01/2021 09:27

Sipas mediave italiane, pas rezultateve të dobëta ndeshjet e fundit, disa lojtarë të Romës, të udhëhequr nga Dzeko, u konfrontuan me teknikun portugez, dhe tani 34 vjeçari është bërë “persona non grata”, transmeton lajmi.net.

Dzeko mund të jetë “Papu Gomez” i ri, në aspektin se rasti do të jetë i njejt, ai duhet të gjejë klub të ri.

Pas refuzimit të Interit, që fillimisht thuhej se Roma kishte ofruar një shkëmbim Dzeko – Eriksen, tani objektivi është Mariano Diaz.

Sulmuesi i Real Madridit është pëlqyer nga Roma edhe më herët, dhe tani “Giallorossët” janë të gatshëm të shkëmbejnë kapitenin e tyre me Marianon.

Por, një kjo gjë nuk duket se do ta bindte Realin, sepse paga e Dzekos është 7.5 milionë euro në vit.

Sipas të përditshmes Corriere dello Sport, shkëmbimi ka pak gjasa të ndodhë, por se Roma do të provojë ta finalizojë marrëveshjen./Lajmi.net/