Harron linçimin që ia bëri Dakës, Kurteshi: Po ushtrohet presion ndaj kryetarit të Zyrës për Certifikim
Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi e ka akuzuar përfaqësuesin e PDK-së në KQZ, Arianit Elshani se po ushtron presion ndaj kryetarit të Zyrës për Certifikim.
Lajme
Elshani i PDK-së i tha Buleshkajt se do të përballet me ligjin lidhur me vendimin që ka marrë sot për certifimin e kandidatëve të cilët kanë probleme me ligjin, shkruan lajmi.net.
Por, duke harruar se para pak minutash i tha Valdete Dakës se po dëshiron të elimonojë parti politike e kandidatë për deputetë, Kurteshi i tha Elshanit se po ushtron presion ndaj Buleshkajt.
“Pajtohem me z.Vishi që secila parti i ka përfaqësuesit e vet këtu, e dyta është se të gjithë këtu pajtoheni me presionin që po i bën z.Elshani ndaj kryetarit të Zyrës për Certifikim, z.Buleshkaj, unë po iu rekomandoj medieve të marrin këtë letër dhe ta lexojnë. Unë po dua të distancohem nga kjo mënyrë e debatit këtu, ka raste të personalizimeve”, tha Kurteshi.
Kurteshi gjatë kësaj mbledhe iu është drejtuar kryetares së KQZ-së, Valdete Daka duke i thënë se po dëshiron ta eliminojë politikisht parti të caktuara.
“Kjo është përpjekja për eliminim politik të partive të caktuara, i kuptoj rrethanat politike, tendencat, çështjen në fjalë, mirëpo po e them hapur, kjo është tendencë si e vendeve autoritare të bëhet luftë ndaj kandidatëve me besueshmërinë më të madhe”, tha Kurteshi më herët.
Përplasje në mbledhjen e KQZ-së, Kurteshi përdorë gjuhë linçuese ndaj kryetares Valdete Daka