Lajmet e këqija për Real Madrid nuk ndalen, një tjetër lojtar i lënduar

Fede Valverde është lënduar dhe do t'i mungojë skuadrës për një kohë të papërcaktuar, derisa të shërohet nga dhimbjet e muskulit të djathtë.

Sport

22/01/2021 14:00

Real Madrid sot kanë njoftuar përmes një komunikate për shtyp se trajneri Zinedine Zidane është infektuar me COVID-19, shkruan lajmi.net.

Sikurse mos të mungonte kjo gjë, tani është raportuar edhe për lëndimin e mesfushori  Valverde, i cili ka probleme me muskujt e këmbës së djathtë.

Los Blancos do të zhvillojnë nesër ndeshjen e tyre të ardhshme në La Liga kundër Alaves.

Përpos Zidane e Valverdes, një mungesë tjetër është ajo e kapitenit Sergio Ramos, i cili akoma nuk është rikuperuar nga lëndimi i tij./Lajmi.net/