Zidane më parë dhe Zidane tani, statistikat e francezit që nga ardhja e tij në Santiago Bernabeu

Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, është nën presion pas humbjeve dhe eleminimeve të fundit nga Superkupa e Spanjës dhe Copa del Rey.

Sport

21/01/2021 15:56

Real Madrid pas eleminimit nga Superkupa e Spanjës, të cilën e pësoi nga Athletic Bilbao, është eleminuar edhe nga Copa del Rey befasisht nga ekipi i ligës së tretë, Alcoyano me rezultatin 2-1, transmeton lajmi.net.

Por a është ky Real Madrid më i mirë se hera e parë kur ishte në drejtim të Zinedine Zidane? Statistikisht, ardhja e dytë e francezit në “Santiago Bernabeu” është më e dobët.

Reali kishte shënuar 2.67 gola për ndeshje në herën e parë kur mori në drejtim Zidane skuadrën, ndërsa tani ata kanë shënuar 1.84 gola për ndeshje. Çuditërisht, golat e pësuar flasin në favor të herës së dytë që morri skuadrën Zidane, pra, Real Madridit tani, ku kanë pësuar 0.98 gola për ndeshje dhe atëherë kishin pësuar 1.09 gola për ndeshje.

Edhe shanset për ndeshje Reali i kishte më parë më shumë, përkatësisht 3 shansa për një ndeshje, ndërsa tani ka 2.76 të krijuara.

Trofetë janë në favor të herës së parë, Zidane kishte fituar nëntë trofe herën e parë, dhe qe nga rikthimi  i tij ai ka fituar dy trofe./Lajmi.net/