Cilat janë planet e Real Madrid për largimin e Zidane nga klubi?!

Pas humbjes në Super Kupën e Spanjës dhe eliminimit nga Copa del Rey, e ardhmja e Zinedine Zidane është vënë në dyshim.

Sport

21/01/2021 13:39

Kontrata e Zidanes mbaron në përfundimin e sezonit 2021/22 dhe kostoja e largimit të tij do të ishte shumë e madhe.

Los Blancos do t’i kushtonte 40 milion euro në total largimi i francezit nga klubi. Ai për momentin paguhet 13.5 milion euro neto në vit, shkruan lajmi.net.

SPORT ka mësuar sipas burimeve të brendshme se Real Madrid nuk po mendon ta largojë 48 vjeçarin deri në fund të këtij sezoni./Lajmi.net/