Çiftet e para të SHBA-ve dalin në skenë, po vazhdon ceremonia e inaugurimit të Biden si president
Joe Biden dhe Kamala Harris me partnerët e tyre kanë mbërritur në skenë të National Mall.
Lajme
Sigurisht, përreth do të ishte e mbushur me njerëz por pandemia ka pamundësuar një gjë të tillë, shkruan lajmi.net.
Biden dhe Harris do të inaugurohen sot si udhëheqës të ri, gjegjësisht president dhe zëvendëspresidente e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në ceremoninë e inaugurimit po mungon presidenti në ikje, Donald Trump, por prezent është zëvendëspresidenti në ikje, Mike Pence.
Gjithashtu, shumë ish-presidentë janë prezent në këtë ceremoni. /Lajmi.net/