Real Sociedadi në bisedime të avancuara me Realin për Odegaard

Mesfushori i Real Madridit, Martin Odegaard ka kërkuar largimin këtë muaj në formë huazimi.

Sport

20/01/2021 15:19

Sipas Diario AS, norvegjezi është ndarë i pakënaqur me minutazhën e ofruar nga Zidane, andaj dëshiron largimin, transmeton lajmi.net.

Odegaard nuk ka zhvilluar asnjë minutë në 10 ndeshjet e fundit në të gjitha garat dhe nuk është përfshirë për ndeshjen e Kupës së Mbretit kundër Alcoyano.

Real Sociedadi thuhet se është në negociata të avancuara me Realin për huazimin e Odegaard deri në fund të këtij edicioni.

Lojtari nuk ka luajtur fare sepse Reali preferon treshen Luka Modric, Toni Kroos dhe Casemiro.

Odegaard ka nisur titullar në dy ndeshjet e para të La Liga-s, por pastaj ka pasur probleme muskulore./Lajmi.net/