Xhaka identifikon rolin e rëndësishëm që do e luajë Partey
Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka mendon se aftësitë e liderit te Thomas Partey do iu ndihmojnë shumë lojtarëve të rinj në skuadër.
Sport
Partey dje ishte titullar për herë të parë pas një muaj, që iu nevojit të shërohej nga lëndimi dhe ia doli të dhuroi një asistim, transmeton lajmi.net.
Xhaka beson se Partey do të jetë ndihmë e madhe edhe për lojtarët e rinj.
“Mund të shihni se ka shumë eksperiencë dhe luan në nivel të lartë. Ka fituar shumë duele. Është shumë i mirë me topin”.
“Është e rëndësishme të kemi dikë si ai, sepse sjellë shumë për këtë skuadër të re”, deklaroi ai.
Arsenali momentalisht renditët në pozitën e 10-të me 27 pikë, 10 pikë prapa Manchester Unitedin./Lajmi.net/