Teknikat e vetëmbrojtjes që duhet të dijë çdo femër

Të gjitha përballen ndonjëherë me situata të rrezikshme, dhe të dini të mbroni vetën është e rëndësishme.

Lifestyle

17/01/2021 13:21

Të jesh femër ka shumë rreziqe, sidomos në ditët e sotme, shkruan lajmi.net. është shumë e rëndësishme që të dini sado pak mënyra që të mbroni vetën.

1 nga 5 femra është raportuar të jenë dhunuar, kidnapuar apo sulmuar seksualisht të paktën një herë gjatë jetës së tyre.

Sulmet ndaj femrave janë bërë diçka shumë e zakonshme dhe e shpeshtë, prandaj vetëmbrojtja është çelësi i sigurisë tuaj.

Në këtë artikull të lajmi.net kemi përmbledhur disa metoda dhe disa këshilla që do të iu ndihmojnë në një situatë të palakmueshme.

Së pari, duhet të keni parasysh se deri në çfarë distance jeni të rrezikuar nga dikush. Në vende më të ngarkuara me njerëz, është normale që dikush të eci afër jush, mirëpo nëse dikush vazhdimisht afrohet dhe ecë prapa juve, është koha që të jeni më të vëmendshme ndaj atij personi.

Zgjidhini rrugët me më së shumti kalimtarë, rrugë më të ndriçuara dhe me më shumë dalje.

Mos përdorni kufje, sidomos natën ose në rrugë më të pakalueshme.

Nëse mendoni se dikush po iu ndjekë por nuk jeni e sigurt, bini rreth e rrotull të njëjtës rrugë, nëse personi vazhdon të iu përndjekë, futuni në një dyqan dhe telefononi policinë.

Ecni drejt, në këtë mënyrë mushkëritë tuaja do të mbushen me ajër më shumë, duke i dhënë edhe trurit më shumë ajër. Në këtë mënyrë, truri juaj do të mundësoj të shihni dhe dëgjoni më mirë.

Nëse dikush po iu vëzhgon vazhdimisht, shikojeni në sy. Në këtë mënyrë do të ia bëni të ditur se e keni vërejtur prezencën e tyre dhe po keni kujdes ndaj veprimeve të tyre, shkruan lajmi.net.

Mbani mend, arma më e fuqishme që keni është zëri. Thirrni për ndihmë me gjithë zërin që keni nëse jeni e rrezikuar, kjo do të tërheqë vëmendjen e kalimtarëve, por gjithashtu do ta bëjë sulmuesin të ndjehet i frikësuar sepse ata nuk duan të kapen.

Nëse dikush iu kap dhe po iu tërheqë në makinë, luftoni me çdo pikë force në trupin tuaj të mos e lejoni të iu fut në makinë. Në momentin që ju do të futeni në makinë, mundësitë që të iu gjejnë janë shumë më të vogla.

Mbani mend pikat e dobëta ku mund të neutralizoni kundërshtarin, pa pasur nevojë të keni shumë forcë fizike.  Këto pika janë sytë, hunda, fyti, lukthi/diafragma, gjuri dhe zonat private.

Në rast e dikush iu kap në kyçin e dorës, vetëm rrotulloni dorën dhe tërhiqeni nga vetja.

Shtypja e syve është një zgjidhje shumë e mirë nëse personi përpiqet të iu kap nga fyti.

 

Në rast se e gjeni vetën të mbështetur nga muri, lajmi.net sugjeron që të përdorni këto 4 lëvizje alternative: shtrini dorën dhe godisni drejt me gishta në zonën e nënsqetullës, goditni me grusht pjesën e brinjëve ose në nofull dhe goditeni me kokë në hundë.

Nëse arrini të kapni dorën e sulmuesit, vetëm tërhiqni gishtat në drejtime të kundërta, kjo do të shkaktoj shumë dhimbje dhe do të thyej gishtat. Në atë rast kur sulmuesi kthen vëmendjen tek dhimbja, goditeni në fyt.

Nëse jeni shumë afër dhe e keni të pamundur që të goditni me shkelm në zonën private, nuk është momenti të keni turp, kapeni me dorë dhe shtrëngoni sa më shumë që të mundeni.

Në rast se jeni kapur nga mrapa, keni disa metoda që mund të përdorni: goditni me bërryl në bark ose në nofull, ose gjithashtu mund të shtyheni me trup mbrapa që të humbni balansin e sulmuesit, dhe kapni këmbën e sulmuesit dhe tërhiqeni para që ta rrëzoni.

Në rast se duart iu janë lidhur me lidhëse shtrënguese zip, vetëm ngrini duart lartë kokës tuaj dhe tërhiqni ato poshtë dhe mbrapa. Pra, në drejtim të anëve të belit tuaj. Kjo do ta këpus lidhësen.

Është gjithmonë mirë nëse merrni trajnime profesionale për vetëmbrojtje, por edhe këto këshilla mund të iu ndihmojnë një ditë. /Lajmi.net/