“Ndizet” Haki Abazi, thotë se Kurti e Osmani do t’i mbrojnë vlerat e UÇK-së
Haki Abazi i është gëzuar marrëveshjes së arritur sot mes kreut të VV-së, Albin Kurti dhe u.d të presidentit, Vjosa Osmani për garim të përbashkët në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Lajme
Në një postim në Facebook, Abazi është shprehur i bindur se më 14 shkurt do të jetë fitore e cila i ngjanë referendumit, shkruan lajmi.net.
Madje ka thënë se ky bashkim do të jetë në mbrojtje të vlerave të UÇK-së.
Postimi i plotë:
Në Referendum me 14 Shkurt:
Një kryeministër me vizion e të pathyeshëm!
Një Presidente me guxim e shpresë!
Një parlament që ka dije, bashkon e me vlera!
Një qeveri që zhvillon, avancon, çkapë drejtësinë!
Në mbrojtje të vlerave të luftës së UÇKs, për dijen dinjitetin e shqiptarve, për një shtet model të demokracisë në Ballkan. /Lajmi.net/