KQZ-ja bën thirrje që të mos shfrytëzohet një aplikacion online për votues jashtë Kosovës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se aplikacioni, i cili është duke qarkulluar online është i paautorizuar dhe në kundërshtim me ligjin.
Lajme
Si i tillë, sipas KQZ-së, dëmton integritetin e procesit zgjedhor.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se të gjithë ata/ato që aplikojnë përmes këtij aplikacioni nuk janë duke paraqitur aplikimin e tyre në KQZ për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës. KQZ njofton qytetarët me të drejtë vote që jetojnë jashtë Kosovës dhe të cilët plotësojnë kriteret ligjore për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës, që aplikimin e tyre ta bëjnë vetëm përmes mënyrës së përcaktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke ndjekur hapat e publikuar në ueb faqen tonë zyrtare”, thuhet në njoftim.
KQZ thekson se është i vetmi institucion që ka mandate kushtetues dhe ligjor për të organizuar dhe mbikëqyrur procesin zgjedhor.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, thotë se pas pranimit të informacioneve lidhur me publikimin e këtij aplikacioni, ka njoftuar organet kompetente për të ndërmarrë masat e nevojshme ligjore. /Lajmi.net/