Vjosa Osmani i referohet Albin Kurtit si kryeministër
Ushtruesja e detyrës së presidentit Vjosa Osmani i është referuar Albin Kurtit si kryeministër, teksa ia ka kaluar fjalën për ta njoftuar publikun për marrëveshjen për një listë të përbashkët zgjedhore.
Lajme
“Urno kryeministër”, i tha Osmani Kurtit.
Ndërkohë, gjatë kësaj konference për media, është bërë e ditur se Osmani do të jetë në një listë të përbashkët me Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Dyshja kanë nënshkruar marrëveshjen e tyre për bashkëpunimin në këto zgjedhje. /Lajmi.net/