Formacionet e mundshme: Real Madrid – Athletic Bilbao
Për të siguruar një vend në finale të Super Kupës së Spanjës do të luajnë kundër njëra tjetrës Real Madrid dhe Athletic Bilbao.
Sport
Galaktikët do të mundohen të rikthehen në fitore pas barazimit ndaj Osasunas dhe kësisoj të arrij në finalen e parë këtë sezon.
Te klubi i Athletico Bilbaos është duke filluar një epokë e re me trajnerin e ri, Marcelino, i cili ka zëvendësuar tanimë të shkarkuarin Gaizka Garitano javën e kaluar.
Formacionet e mundshme për këtë ndeshje janë:
Real Madrid: Courtois; Vazquez, Varane, Ramos, Mendy; Modric, Casemiro, Kroos; Asensio, Benzema, Hazard
Athletic Bilbao: Simon; Capa, Nunez, Martinez, Balenziaga; De Marcos, Vesga, Vencedor, Muniain; Williams, Garcia./Lajmi.net/