Ramos ka një kërkesë për zyrtarët e Real Madrid, nëse duan që ai të qëndrojë

Raportime të shumta muajt e fundit ka pasur mbi një largim të mundshëm të kapitenit Sergio Ramos nga klubi i Real Madridit.

Sport

09/01/2021 14:10

Mirëpo, një gjë e tillë akoma nuk duket të jetë në tavolinë, pasi që Los Blancos janë të gatshëm që t’i ofrojnë një kontratë të re spanjollit.

Ramos dëshiron të qëndrojë, por ai gjithashtu thotë që kontrata e tij duhet t’i përfshi 2 vite kohëzgjatje, ndërsa Real Madrid po ofron vetëm 1 vit, transmeton lajmi.net.

Ëndrra e Ramosit është që të luajë në Bernabeun e ri, të jetë kapiteni i parë që luan edhe në të riun edhe në të vjetrin.

Por nëse Real Madrid ose nëse Sergio nuk do të ndryshojë pozicionin e tij siç bëri Modric.  Modric gjithmonë dëshironte një kontratë 2 vjeçare por ai e kuptoi që nuk po i ofrohej dhe ai tha, ‘le ta bëjmë për një vit’, ai është afër nënshkrimit të kontratës së tij të re./Lajmi.net/