Super sfidat që na presin në La Liga sot
Atletico Madrid, Barcelona dhe Real Madrid do të zhvillojnë në të njëjtën ditë ndeshje në La Liga.

Sport
Los Colchonceros janë në krye të tabelës pa shumë shqetësime, kjo pasi që ata kanë 2 ndeshje më pak dhe 2 pikë më shumë sesa përcjellësi më i afërt, Real Madrid (36 pikë).
Në anën tjetër, për shkak të disa rezultateve negative, Barcelona renditet në vendin e 4-të në La Liga me 31 pikë, transmeton lajmi.net.
Fillimisht, klubi i Diego Simeones do të luajnë të parët me fillim nga ora 16:15, kundër Athletic Bilbaos në Wanda Metropolitano.
Më pas, klubi katalan Barcelona do të luajnë ndeshjen e vlefshme për xhiron e 18-të ndaj Grandas në ora 18:30.
E fare në fund, dita e shtunë do të mbyllet me super sfidën, Real Madrid ndaj Osasunas. Ndeshja mendohej se do të shtyhej për shkak të motit të keq, mirëpo megjithatë fluturimi i vetëm që nuk u anulua ishte ai i klubit madrilien. Sfida do të fillojë në ora 21:00./Lajmi.net/