Jeffre Star deklarohet pas pretendimeve për lidhje me Kanye West
Jeffre Star në një video në YouTube, mohon thashethemet që po qarkullojnë në internet për lidhje me Kanye West.

ShowBiz
Jeffre Star në YouTube të enjten hodhi poshtë thashethemet se ishte në lidhje romantike me Kanye West, mes pretendimeve që Kim Kardashian dhe reperi po ndahen, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.
35-vjeçari, në një klip në YouTube me titull “Adresimi i situatës Kanye”, mohoi çdo ngatërrim romantik me artistin e “Jesus Is Born”, 43 vjeç.
“Unë jam beqar … Nuk po fle me askënd”, tha Star. ‘Kjo është kaq e çuditshme … kjo është kaq budallallëk. Më lejoni ta them vetëm një herë … Më pëlqejnë burrat shumë të gjatë”.
Star vazhdoi: ‘Unë dhe Kanye nuk jemi shoqëruar kurrë dhe e gjithë kjo gjë është vërtet qesharake. E kuptoj pse njerëzit me të vërtetë qeshin për këtë. Në një këngë timen të vjetër të vitit 2009 të quajtur “B **** Please”, them një rresht për Kanye.
“Por ishte shumë si Eminem. Unë përmenda si 50 të famshëm”, shtoi ai.
Një burim i afërt me familjen Kardashian i tha “E!News” se nuk ka absolutisht asnjë të vërtetë për thashethemet e Jeffree dhe Kanye. /Lajmi.net/