Situata e Ramos, më në fund flet Zidane

Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, është deklaruar për situatën me kapitenin Sergio Ramos, në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Osasunas në kuadër të xhiros së 18-të të La Ligas.

Sport

08/01/2021 17:25

Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, ka folur për situatën me mbrojtësin, Sergio Ramos, kontrata e së cilit skadon në qershor 2021.

Klubet evropiane janë alarmuar pasi u tha se kapiteni i “Los Blancos” ka refuzuar ofertën që i është bërë dhe kërkon të largohet nga klubi, skuadra si PSG Manchester City, Manchester United, Juventus ishin disa nga klubet të cilat u tha se janë në garë për nënshkrimin e spanjollit.

Por, sipas “El Chiringuito”, Zidane ka hedhur poshtë një transferim të mbrojtësit larg “Santiago Bernabeu”, të paktën për momentin. Strategu francez tha se Ramos për momentin është në Madrid dhe kjo është e rëndësishme, transmeton lajmi.net.

“E rëndësishme është që ai është këtu, ne do të shohim çfarë do të ndodhë. Me rëndësi çdo gjë do të rregullohet”, tha Zidane.

“Shpresoj që të gjithë lojtarët që nuk kanë rinovuar, ta bëjnë atë sa më shpejtë”, përfundoi Zinedine Zidane./Lajmi.net/