Kundërshtarët potencial të Barcelonës dhe Real Madrid në Copa del Rey
Sot do të hidhet shorti për Kupën e Mbretit ku do të kuptohen kundërshtarët e mundshëm të Barcelonës dhe Real Madrid në këtë garë.
Sport
Klubi katalan do të përballët me një nga klubet më të vogla të mbetura në garë dhe të tilla janë 5 sosh, përcjell lajmi.net.
Një nga ato skuadra është Cornella, e cila tronditi Atletico Madrid në fillim të kësaj jave duke i mundur ata 1-0 dhe duke i eliminuar nga gara.
Ndërkohë, kundërshtarët e tjerë të mundshëm janë: UD Ibiza, Navalcarnero, Córdoba, Penya Deportiva ose Alcoyano.
Sa i përket Real Madridit, këta janë kundërshtarët me të cilët mund të përballet klubi madrilien: Ibiza, Navalcarnero, Cordova, Cornella, Sports Club dhe Alcoyano.
Ndeshjet do të zhvillohen në katër data të ndryshme: 16 janar, 17 janar, 20 janar dhe 21 janar./Lajmi.net/