Izolohet Zidane, ka pasur kontakt me person të prekur me COVID-19

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ndoshta nuk do mundet të qëndrojë pranë skuadrës në ndeshjen kundër Osasunas.

Sport

07/01/2021 15:56

Tekniku francez është izoluar sepse ka pasur kontakt me një person që ishte i prekur nga COVID-19, përcjellë lajmi.net.

Sipas SextaTV, testi që ka bërë ka dal negativ, mirëpo ka bërë edhe disa testime që të sigurohet.

Në rast që ndonjëri del pozitiv, atëherë tekniku francez do mungojë në ndeshjen ndaj Osasunas.

Sidoqoftë, ekziston mundësia që përballja Real Madrid – Osasuna të shtyhet për të dielën shkaku i borës së madhe që është në Spanjë./Lajmi.net/