Pochettino dëshiron Eriksenin si transferimin e parë të PSG-ja

Trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino e ka bërë prioritet transferimin e mesfushorit Christian Eriksen si transferim i parë të klubi francez.

Sport

06/01/2021 15:21

Danezi është në merkato sepse nuk arriti të jetë në planet e Antonio Conte, transmeton lajmi.net.

Pochettino dëshiron ribashkimin me Eriksenin, me të cilin ka punuar së bashku të Spurs, aty ku 28-vjeçari ishte në formën më të mirë.

Eriksen gjithashtu është i lidhur me rikthimin në Premierligë, por paga e lartë është e paprekshme për shumë klube, andaj duke parë fuqinë financiare të “Parisienëve” shihet si favorit.

Sidoqoftë, Pochettino dje s’pranoi të flas për lojtarin, ndërsa thuhet se ka kërkuar nga Leonardo ta kompletojë transferimin brenda këtij muaji.

Afati dimëror mbyllet me 1 shkurt 2021./Lajmi.net/