Real Madrid ka gjetur formulën për ta bindur Alabën të transferohet
David Alaba është njëri prej emrave më të përfolur në afatin kalimtar të janarit.
Sport
Një nga arsyet kryesore pse klubet e mëdha po kërkojnë austriakun, përveç aftësive që ai posedon, është edhe kontrata e tij, e cila do të skadojë verën e ardhshme.
Një nga klubet më të interesuar për të siguruar shërbimet e 28 vjeçarit janë Real Madrid, transmeton lajmi.net.
Tani, së fundmi Fabrizio Romano, gazetar i sportit dhe ekspert i çështjeve të merkatos, ka raportuar se klubi madrilien do ta bindë lojtarin të transferohet me kontratën që do t’i ofrojë atij.
Galaktikat pritet t’i ofrojnë atij një kontratë 4-5 vjeçare dhe natyrisht të paguajnë pagën e tij, e cila arrin 10-15 milion në vit./Lajmi.net/