Alex Sandro pozitiv me COVID-19

Juventusi ka konfirmuar se mbrojtësi Alex Sandro, ka dal pozitiv me COVID-19.

Sport

04/01/2021 19:13

Lojtari është izoluar duke ndjekur protokollin e Seria A, përcjellë lajmi.net.

Komunikata e Juventusit:

“Juventusi njofton se duke ndjekur disa simptoma lojtari ynë Alex Sandro, është zbuluar pozitiv me COVID-19″. Lojtari është vendosur në izolim”, shkruhej në komunikatë.

Kjo do jetë mungesë e madhe për “Bianconerët” që në sfidën e radhës do përballen me liderin momental të Seria A, AC Milanin./Lajmi.net/