Cristiano Ronaldo thyen rekordin e Peles, shumë afër të bëhet golashënuesi numër një në histori
Në dokumentarë thuhet se Pele ka bërë mjaftueshëm për të mbajtur rekordin e tij golashënues, por mesa duket kjo gjë nuk doli të jetë e vërtetë.
Sport
Ylli portugez, Cristiano Ronaldo me dy golat ndaj Udinese e theu këtë rekord të ‘çmendur’, përcjellë lajmi.net.
Ronaldo tani është golashënuesi numër dy në histori me 758 gola të shënuar, një më shumë se Pele që ka të regjistruar 757 gola.
Cristiano Ronaldo overtakes Pele's official goal tally 😎
7️⃣5️⃣8️⃣ Ronaldo
7️⃣5️⃣7️⃣ Pele pic.twitter.com/PkflyyuMMY— GOAL (@goal) January 3, 2021
Para Ronaldos bazuar në statistika vetëm Josef Bican ka shënuar më shumë gola se portugezi, thuhet se legjenda e Slavia Prague ka realizuar 805 gola brenda viteve 1931 – 1955.
Pos kësaj, 35-vjeçari arriti tjetër rekord duke shënuar për 20 vite radhazi, derisa më impresionuese është që ka shënuar se paku 20 gola për klubin dhe Kombëtaren në 15 sezonet e fundit./Lajmi.net/
CRISTIANO RONALDO'S 758TH GOAL OVERTAKING PELE'S OFFICIAL GOAL TALLY OF 757.https://t.co/Wn3WMR2uGn
— The CR7 Timeline. (@TimelineCR7) January 3, 2021