Meditimi rritë egon tuaj dhe iu krijon narcizëm

Meditimi me sa duket do iu bëjë të ndiheni superiorë spiritualisht dhe gjithashtu do rrisë narcizmin.

Lifestyle

31/12/2020 13:55

Format e zhvillimit spiritual mund të rrisin ndjenjën e superioritetit dhe gjithashtu të iu rrisin egon, tregojnë studimet e reja, shkruan “DailyMail”.

Ekspertët holandez kanë studiuar pyetësorë të rreth 4 mijë personave, dhe kanë gjetur një ndërlidhje mes praktikumit të meditimit dhe ndjenjave të superioritetit, transmeton lajmi.net.

Ata kanë gjetur se personat që janë të përfshirë në terapi “energjike” si leximi i aurës, ishin personat më mendjemëdhenj.

Format e ndryshme të trajnimit si p.sh. zhvillimi i vëmendjes, meditimi, vetëshërimi dhe leximi i aurës, kanë për qëllim të distancojnë njerëzit nga egoja e tyre dhe ndjenjat e vetë-vlerësimit.

Por trajnimi spiritual me sa duket po ka efektin e kundërt, duke i shtyrë dhe shumëfishuar ndjenjat e njerëzve drejtë idesë se ata kanë nevojë të jenë më të suksesshëm dhe të respektuar.

Ky trajnim po ka efekt paradoksal, duke i shtyrë praktikuesit të ndjehen superiorë ndaj personave që nuk praktikojnë këto trajnime.

Praktikuesit kanë ndjenjën se arritjet në jetë mund të përcaktohen vetëm nga arritja e tyre spirituale. Sipas udhëheqësit të studimit, profesorit Roos Vonk, këto praktika janë të lidhura me ndjenjën e superioritetit por nuk janë shkaktari.

Qëllimi këtyre praktikave, sipas Vonk është që praktikuesi të kuptoj botën pavarësisht vetës, pra të kuptoj gjërat më të mëdha se njeriu.

Por efekti psikologjik i saj, i bënë personat të aktivizojnë motivet e tyre personale. /Lajmi.net/