Çfarë duhet të diskutoni me gjinekologun në vizitën e parë të shtatzënisë

Nëse keni turp, duhet ta lini pas dore, bëhet fjalë për të ardhmen e foshnjës tuaj.

Lifestyle

30/12/2020 11:49

Gjatë diskutimit me mjekun, ka shumë mundësi që të flisni për temat e mëposhtme:

-Detaje të shtatzënive të mëparshme.

-Kohëzgjatja tipike mes periodave.

-Dita e parë e ciklit të fundit menstrual.

-Përdorimi i kontraceptivëve.

-Barnat me recetë apo pa recetë, që po përdorni.

– Alergjitë që keni.

-Sëmundjet që mund të keni pasur apo që keni aktualisht.

-Operacione të mëparshme, nëse keni bërë.

-Mjedisi i punës.

-Mënyra e jetesës, si: gjimnastika, ushqyerja, pirja e duhanit apo duhanpirja pasive, si dhe përdorimi i pijeve alkoolike apo drogave.

-Rreziku nga sëmundjet që transmetohen në rrugë seksuale, në rast se ju apo partneri jeni në një lidhje të hapur.

-Sëmundjet aktuale apo të shkuara shëndetësore, si diabeti: tensioni i lartë, lupusi apo depresioni, në familjen tuaj apo të partnerit.

-Historiku familjar shëndetësor i të dyja palëve, për foshnja të lindura me anomali apo sëmundje gjenetike.

-Detaje nga ambienti familjar, nëse ndiheni e sigurt dhe nëse keni mbështetjen e duhur në shtëpi. /Lajmi.net/