Lajme të mira për tifozët e Real Madrid

Real Madrid është duke zhvilluar një seancë stervitore dhe aty po marrin pjesë gjithë lojtarët, përpos Rodrygos.

Sport

29/12/2020 11:36

Real Madrid ka pasur shumë probleme me lëndime këtë sezon dhe disa herë mungesat e lojtarëve kanë qenë shkas për lëshim të pikëve.

Trajneri Zinedine Zidane megjithatë ka pasur zgjidhje të shumta në të gjitha repartet ku ka pasur lojtarë të lënduar.

Rikthimi i Eden Hazard dhe kroatit Modricit në stërvitje janë lajme shumë të mira për francezin Zidane, mirëpo në këto stërvitje sulmuesi Rodrygo mungoi.

Braziliani pësoi një lëndim në ndeshjen kundër Granada dhe do t’i mungojë gjatë klubit madrilien./Lajmi.net/

Image