Zyrtarizohet shkarkimi i Tuchel, pritet edhe konfirmimi i Pochettino
Paris Saint-Germain kanë zyrtarizuar largimin e trajnerit të tyre, Thomas Tuchel, pasi që nuk ishin të kënaqur me rezultatet e këtij të fundit në ndeshjet e kaluara.
Sport
PSG kanë njoftuar përmes një komunikateje zyrtare se trajneri Tuchel nuk do të jetë më pjesë e tyre.
Largimin e këtij të fundit e ka konfirmuar ditë më parë lojtari Kylian Mbappe, i cili përmes një fotoje në “instastory” i dha lamtumirën gjermanit.
Tani, mediat franceze po raportojnë se zyrtarizimi i Maurico Pochettinos në krye të stolit të Parkut të Princave është vetëm çështje kohësh dhe një gjë e tillë do të ndodh brenda 24 orëve.
Parisi janë të pozicionuar në vendin e 3 në Ligue 1 dhe janë vetëm një pikë larg klubeve Lille dhe Lyon që janë në vendin e parë dhe të dytë./Lajmi.net/
Communiqué du club
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) December 29, 2020