Alena dhe Kubo pritet të luajnë së bashku në një klub

Getafe, po kërkon që të marrë dy lojtarë të Barcelonës dhe Real Madrid, Carles Alena dhe Takefusa Kubo respektivisht.

Sport

29/12/2020 09:03

Gazeta spanjolle, AS, raporton se klubi nga Madridi po kërkon që të marrë të rinjtë e Barcelonës dhe Realit për të përforcuar skuadrën e tyre.

Afati kalimtar në Spanjë do të hapet më 4 janar dhe ata do të kërkojnë që të transferojnë Kubon dhe Alenan në formë huazimi deri në fund të sezonit.

Getafe kanë vetëm 4 mesfushorë në klubin e tyre dhe për këtë arsye Jose Bordalas po kërkon transferimin e këtyre dy lojtarëve.

Duke pasur parasysh faktin që Alena nuk po gjen assesi minutazh në kampin katalunas, një kalim i mundshëm për të fituar eksperiencë është mjaft real.

Edhe 19 vjeçari, Kubo, nuk e ka impresionuar shumë trajnerin Unai Emery, pasi ka dështuar të shënoj ose asistoi një gol të vetëm në 13 ndeshjet që ka startuar në La Liga këtë sezon.

Megjithatë, trajneri i Getafes është i vëmendshëm për kualitetin që këta dy lojtarë posedojnë dhe me transferimin eventual të tyre në skuadër, ata do të luftonin për t’u ngritur në tabelë./Lajmi.net/