Arifi: Gjykata Themelore po kthehet në Preshevë
Gjykata Themelore përsëri do të kthehet në Komunën e Preshevës.

Lajme
Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka njoftuar se Gjykata Themelore do të kthehet në këtë komunë më 3 janar të vitit tjetër.
Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Arifi ka bërë të ditur po ashtu se fillimisht kjo gjykata do të funksionojë me orar të reduktuar, shkruan lajmi.net.
Njoftimi i plotë i Arifit, pa ndërhyrje:
Ashtu siç ju kemi premtuar, ashtu edhe po bëhet, Gjykata themelore po kthehet në Preshevë më 3 Janar 2021
Pas një sfide të mundimshme të spikatur me burokraci të pafund, ja arritëm të kthejmë përsëri pas dekadave Gjykatën Themelore në Preshevë.
Falënderoj nga zemra bashkëpuntorët e mi në adminstratën lokale në Preshevë për këtë punë të palodhshme si dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë projekt me rëndësi vitale për qytetarët e Komunës së Preshevës. Gjykata Themelore në fillimin ka një orar të reduktuar, ndërsa në pjesën e dytë të projektit do t`i plotësojmë kushtet ligjore për të kompletuar orarin e seancave gjyqësore në Preshevë. /Lajmi.net/
Ashtu siç ju kemi premtuar, ashtu edhe po bëhet, Gjykata themelore po kthehet në Preshevë më 3 Janar 2021
Pas një sfide…
Posted by Shqiprim Arifi on E hënë, 28 Dhjetor 2020