Chelsea nuk di për këndellje, barazon me Aston Villan

Chelsea nuk ka arritur të këndellet pas humbjes ndaj Arsenalit.

Sport

28/12/2020 20:24

“Blutë” e Londrës barazuan me Aston Villan, ndeshje që përfundoi me rezultat 1 – 1, shkruan lajmi.net.

Ishte sulmuesi Olivier Giroud që zhbllokoi shifrat pas asistimit të Chilwell (34′), rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushime.

Kurse, mysafirët barazuan rezultatin përmes golit të El-Ghazit (50′).

Me këtë barazim, Chelsea renditët në pozitën e gjashtë me 26 pikë, derisa Aston Villa në pozitën e pestë me aq pikë, por ka dy ndeshje me pak të zhvilluara./Lajmi.net/