Modric afër të bëhet ndër lojtarët më të vjetër që kanë luajtur për Realin

Mesfushori Luka Modric, ndoshta do hyjë në listën e lojtarëve që kanë luajtur për Real Madridin.

Sport

27/12/2020 21:42

Kur kontrata momentale e kroatit të skadojë, ai do jetë 36-vjeçar dhe do bëhet lojtari i shtatë më i vjetër që ka luajtur ndonjëherë për Realin, përcjellë lajmi.net.

Modric gjithmonë ka thënë se ka ëndërr të pensionohet në “Santiago Bernabeu” dhe ndoshta do t’i rinovohet kontrata në fundin e edicionit.

Mesfushori ka gjetur formën nën urdhrat e Zinedine Zidane duke qenë titullarë në ndeshjet e rëndësishme, kurse tani është duke u shëruar nga lëndimi.

Kujtojmë, se lojtari më i vjetër që ka luajtur për Realin është Ferenc Puskas që zhvilloi ndeshjen e fundit në moshën 39-vjeçare, derisa pas tij renditët Paco Buyo me 38-vjeçar./Lajmi.net/