Ronaldo: Nuk më pëlqen stadiumi pa tifozë, shpresoj që ky rregull të ndryshohet në vitin 2021
Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo ka folur lidhur me mungesën e tifozëve gjatë konferencës për çmimin e lojtarit më të mirë në botë në Dubai që dhurohet nga Globe Soccer Awards.
Sport
Portugezi është në garë me rivalin e përbetuar Lionel Messi dhe yllin e Bayern Munichut, Robert Lewandowski për këtë çmim, shkruan lajmi.net.
Ai tha se nuk i pëlqen të jetë në stadiume pa tifozë dhe shpreson që në vitin e ardhshëm ky rregull të ndryshohet.
“Të luash në stadium pa tifozë është për ring, ne i respektojmë lojtarët, protokollin dhe shëndeti është më i rëndësishëm, por nuk më pëlqen që të jem i sinqertë, e bëj sepse e dua futbollin”.
“Është e çuditshme të luash pa ta, më pëlqen kur njerëzit thonë ‘Cristiano’ dhe kur ndërrojë shtet dhe ata i pëlqejnë lojtarët e tjerë më shumë se unë, atëherë thonë Cristiano ‘uuu’, por nuk është mirë dhe shpresoj që viti 2021 ta ndryshojë këtë rregull dhe të jenë stadiumet plotë sepse pasioni pa tifozë është asgjë”, tha ai./Lajmi.net/
Juventus FC & Portugal national team player 🇵🇹 Cristiano Ronaldo at the 15th 🇦🇪 Dubai International Sports Conference@Cristiano #GlobeSoccer pic.twitter.com/7zi4qUeYLC
— Globe Soccer Awards (@Globe_Soccer) December 27, 2020