Ozil ofrohet tek gjiganti italian

Spekulimet kanë filluar që një kohë, pasi marrdhëniet ndërmjet menaxherit të Arsenal, Mikel Arteta dhe Mesut Ozil nuk janë të mira.

Sport

27/12/2020 15:34

Ozil nuk ka luajtur që nga 7 marsi në Premierligë, dhe quditërisht nuk dihet problemi dhe arsyeja pse. Por siç u spekulua më parë, ai mund të kalonte tek Fenerbahçe por tani kanë hyrë edhe skuadra tjera në garë.

Një nga to është edhe Juventus, i cili është i interesuar të marrë shërbimet e 32 vjeçarit me parametra zero pasi kontrata e tij skadon në qershor të vitit të ardhshëm. Tani thuhet se agjenti i Ozil është duke punuar për të mbyllur marrëveshjen.

Sipas “Tuttomercato”, “Bianconerët” mund ta marrin atë si huazim në janar, me qëllim që paga e tij të paguhet 50% nga Arsenali dhe 50% nga Juventus, transmeton lajmi.net.

Ozil thuhet se po stërvitet rregullisht, por nuk duket se ka të ardhme nen urdhërat e Mikel Artetës, kështu që Juve mund të jetë destinacioni i radhës./Lajmi.net/