Modric do të rinovojë kontratën me Realin

"Santiago Bernabeu" duket se do të jetë shëpia e Luka Modric të paktën edhe për një vit, përkatësisht deri në vitin 2022.

Sport

27/12/2020 10:02

Luka Modric dhe drejtuesit e Real Madrid kanë arritur një marrëveshje në parim ku kroati do të vazhdojë të jetë një lojtar i Madridit edhe për një sezon më shumë, përkatësisht deri më 30 qershor 2022, duke përfunduar kështu një dekadë si lojtar i Realit, pas transferimit të tij nga Tottenham Hotspur në gusht 2012.

Mesfushori ka bindur të gjithë me lojën, entuziazmin, vendosmërinë dhe lidershipin e tij, brenda dhe jashtë fushës.

Askush nuk dyshon në kontributin e tij, ose gjendjen e tij fizike. Çdo lojë në muajt e fundit tregojnë se 35 vjeçari vazhdon të mahnisë me paraqitjet e tij, kontrollin e situatës dhe përgatitjen fizike. Ai ka regjistruar deri më tani 363 paraqitje ne klubin madrilien, transmeton lajmi.net.

Sipas “Marca” kroati ka pranuar ulje page për kontratën e re, ai gjithashtu refuzoi oferta nga MLS dhe Katari, por që vendosi të qëndrojë në Madrid./Lajmi.net/