Dyshja e Man City rezultojnë pozitivë me Covid-19

Manchester City do të jenë pa sulmuesin e tyre Gabriel Jesus dhe mbrojtesin Kyle Walker në Boxing Day.

Sport

25/12/2020 12:19

Menaxheri i Manchester City, Pep Guardiola, po vazhdon të ketë probleme me mungesë të lojtarëve.

Së fundmi, gjatë ditës së sotme kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 dy prej lojtarëve kryesor në formacionin startues të Citizens.

Ndeshja e ardhshme e Cityt është më 26 dhjetor kundër Newcastle United, e cila starton me fillim nga ora 21:00.

Për momentin në renditjen tabelore, Manchester City është në vendin e 8-të me vetëm 23 pikë të grumbulluara pas 13 ndeshjeve./Lajmi.net/