Shkoi me pushime në Dubai, Ronaldo shkakton polemika në Itali

Sulmuesi i Juventus, Cristiano Ronaldo, ka shkaktuar polemika të shumta me shkuarjen e tij në pushime.

Sport

24/12/2020 10:53

Sulmuesi i Juventus, Cristiano Ronaldo, thuhet se ka udhëtuar në Dubai për Krishtlindje duke thyer rregullat e ndryshme për lojtarë të futbollit.

“LaGazzettadelloSport” raporton se  ylli portugez ka vendosur të kalojë pushimet e tij në Dubai pa karantinë.

Dhe raporti pretendon se Ronaldo nuk do të jetë lojtari i vetëm i Juves që largohet nga Torino dhe Italia këto Krishtlindje. Tre ose katër futbollistë të tjerë të ekipit kishin të njëjtën ide, duke fluturuar për në vendet me më pak kufizime për COVID-19.

Sipas “GazzettadelloSport”, zbulohet se futbollistët nuk kanë të njëjtat probleme për t’u kthyer në punë në Itali, pasi dekreti parashikon që ata që kthehen nga jashtë midis 21 dhjetorit dhe 6 janarit duhet të qëndrojnë të izoluar, transmeton lajmi.net.

Por lojtarët e futbollit mund të stërviten të izoluar, me teste të rregullta dhe të kenë kontakt vetëm me grupin e ekipit, duke kryer prova të rregullta në ditët pas kthimit të tyre.

Diskutimi për pushimet e lojtarëve tashmë ka filluar, në një kohë kur shumë familje në Itali nuk do të jenë në gjendje të bashkohen dhe të festojnë së bashku, kjo ka shkaktuar polemika sa i përket aplikimit të rregullave nga zyrtarët italianë./Lajmi.net/