Formacioni i mundshëm i Real Madridit kundër Granadas, mungon Modric por kthehet Hazard

Real Madrid takohet sonte me Granada në kuadër të La Ligës.

Sport

23/12/2020 09:28

Real Madrid ndeshet me Granada në takimin e parafundit të këtij viti në La Ligë.

Trajneri i “Los Blancos”, Zinedine Zidane më në fund mund të llogaris në plot 23 futbollistë.

Mirëpo, ai prapë do të ketë një mungesë të rëndësishme, mesfushorin Luka Modric, shkruan AS, transmeton lajmi.net.

Ylli kroat pësoi një lëndim në minutën e 72-të të ndeshjes kundër Eibar dhe nuk do të jetë në dispozicion për ballafaqimin e radhës.

Eden Hazard kthehet në listën e të ftuarve pas mungesës në pesë takimet e fundit për shkak të një problemi muskulor.

Formacioni i mundshëm i Real Madridit: Courtois; Carvajal, Varane, Ramos, Mendy; Valverde, Casemiro, Kroos; Lucas Vázquez, Benzema, Vinicius. /Lajmi.net/