Koeman: Prekja e topit me dorë nga Ramos ishte penallti, nuk e kuptoj pse arbitri nuk mendoj ashtu
Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ka akuzuar arbitrin e ndeshjes Eibar - Real Madrid se nuk ka vepruar duhur në një 11-metërsh.
Sport
Reali dje fitoi me rezultat 3 – 1, por gjashtë minuta para përfundimit të ndeshjes Ramos thuhet se preku topin me dorë në zonën e 16-metërshit, përcjellë lajmi.net.
Pos, pas rishikimit të VAR, u vendos që nuk ishte penallti dhe Reali shënojë më vonë për rezultatin përfundimtar 1 – 3.
Koeman mendon se ishte penallti dhe arbitri nuk referojë siç duhet.
“Nuk e kuptoj. E kam thënë ndaj Madridit dhe nuk dua ta përsëris. 9 nga 10 njerëz në Madrid do e quante penallti, por arbitri nuk bëri ashtu”.
“Nga ana ime ishte penallti, por kjo është e gjitha. Arbitri dhe VAR vendosen dhe duhet respektuar”, deklaroi ai.
Esto, en la mejor Liga del mundo, no es penalti. Resulta que es posición natural del brazo. Ni lo vio el árbitro ni lo quiso ver el VAR… pic.twitter.com/hSZx8bSuO2
— moisESPN (@moillorens) December 20, 2020
Reali momentalisht renditët në pozitën e dytë me 29 pikë, tetë më shumë se Barcelona që ka një ndeshje me pak të zhvilluar./Lajmi.net/