Real Madridi me vështirësi fiton në udhëtim të Eibari
Real Madridi ka mposhtur në udhëtim Eibarin, përballje e vlefshme për xhiron e 14-të të La Ligas.
Sport
“Los Blancos” fituan me rezultat 1 – 3, shkruan lajmi.net.
Ishte qendërsulmuesi Karim Benzema që pas gjashtë minutave lojë zhbllokoi rezultatin pas asistimitë të bukur të Rodrygos.
Modric dyfishojë shifrat pas asistimit të Benzemas (13′).
Kurse, vendasit ngushtuan shifrat me supergolin e Kike në minutën e 28-të.
Në pjesën e dytë, ishte Lucas Vazquez që vulosi fitoren në momentet e fundit të ndeshjes (90+2).
Me këtë fitore, Reali barazon Atleticon me pikë në kreun e tabelës nga 29 pikë, derisa Eibar renditët në vendin e 14-të me 15 sosh./Lajmi.net/