Është vetëm 16 vjeçar, por goli i tij po bën xhiron e botës
Borussia Dortmund ka humbur ndeshjen ndaj Union Berlin në kuadër të xhiros së 13-të të Bundesligës, por pavarësisht kësaj, goli i Youssoufa Moukoko ka marrur vëmendjen e të gjithëve.
Sport
Ndeshja pëfrundoi me rezultatin 2-1 në favor të Union Berlin, kjo nuk ishte nata e Dortmund.
Përkundër humbjes, Youssoufa Moukoko, i cili është vetëm 16 vjeçar, shënoi një super-gol në minutën e 60′.
Me këtë paraqitje ai u bë lojtari më i ri që shënon dhe që paraqitet në historinë e Bundesligës, po ashtu edhe lojtari më i ri që paraqitet në histori të Ligës së Kampionëve.
Ai ka regjistruar gjashtë paraqitje me ekipin dhe ka shënuar një herë.
Ky është goli i talentit 16 vjeçar./Lajmi.net/
Youssoufa Moukoko. 16 years of age. Madness. pic.twitter.com/32l91T5exy
— cenk (@cenkoza) December 18, 2020